Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se nga e hëna do të nis vaksinimi i të gjithë punonjësve në arsimin fillorë dhe të mesëm.
Sipas autoriteteve, do të imunizohen të gjithë të punësuarit, duke përfshirë edhe stafin teknik, me çka synohet që viti shkollor 2021/2022 të nis me prezencë fizike.
Ndërkaq, nga java e ardhshme pritet që të caktohen termine edhe për punonjësit në arsimin e lartë.