Të hënën mbledhja e përbashkët RMV-Kosovë, Mexhiti: Do të jetë e frytshme (VIDEO)

Dy ditë para mbledhjes së përbashkët ndërqeveritare mes Maqedonisë dhe Kosovës që do të mbahet në Prishtinë zv. kryeministri i parë Izet Mexhiti, zbuloi pikat kryesore të cilat do të diskutohen në këtë mbledhje: rregullimi i sistemit të kufijve ‘One Stop Shop’ në Bllacë dhe Jazhincë, bashkëpunimi në fushën e energjetikës si dhe projekti për rrugën Tetovë Prizren.

Marketing

“Pika e parë do të jetë rregullimi i sistemit në kufijtë Bllacë dhe Jazhincë, Shkup-Tetovë, që janë pika tejet të rëndësishme për lëvizjen e qytetarëve për këto dy shtete, me sistemit më të ri One Stop Shop, që dukshëm do e lehtëson qarkullimin e njerëzve dhe mallrave. Është i njëjti, identik me sistemin që e ka Kosova dhe Shqipëria. Pika e dytë ka të bëjë me bashkëpunimi në sferën e energjetikës për ta ndihmuar shtetet, njëri tjetrin kur kanë nevojë, ndërsa pika e tretë sërish lidhet me rrugët, pra është rruga Tetovë -Prizren, ku ministrat duhet ti formojnë grupet e punës të reja”, tha Izet Mexhiti, zv/kryeministër i parë.

 

Intervista e plotë:

Marketing