Të hënën merret vendimi përfundimtar për masat e reja kufizuese

Të hënën do të vendoset për propozim-masat e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse ku kërkohet që punonjësit e sektorit publik të dorëzojnë certifikatë për vaksinim, test negativ me harxhime të tyre ose certifikatë për infektim.

Marketing

Autoritetet shëndetësore theksojnë se këto masat duhet të zbatohen, ndërsa sindikatat thonë se testimi nuk duhet të jetë në xhep të punonjësve.

Për këto propozim-masa do të bisedohet në mbledhjen e Shtabit të Krizës dhe më pas në qeveri.

Sindikatat kryesisht nuk pajtohen me masat që i propozon KSI. Sipas tyre, testimi nuk duhet të jetë në llogari të punonjësve.