Të hënën përfundon pushimi i deputetëve

Deputetët nga e hëna pas pushimit veror fillojnë me aktivitetet e tyre në Kuvend.

Marketing

Gjatë javës së ardhshme pritet të shpallen informacione për atë se a do të marrin pjesë dhe si do të marrin pjesë deputetët dhe grupet parlamentare në propagandën publike për referendumin, por edhe atë se a do ta vëzhgojë Kuvendi punën e organeve zgjedhore që do ta realizojnë referendumin e 30 shtatorit.

Në veb faqen e kuvendit për të hënën më 20 gusht veçmë është caktuar seancë në Komisionin për çështje ekonomike.

Deri në mes të javës pritet të mbahet edhe mbledhja e parë koordinatave e kryetarit të Kuvendit me koordinatorët e grupeve parlamentare.

Marketing