Ditën e hënë me fillim në ora 9.30 nëpër rrugët e kryeqytetit pritet që të marshojë policia të cilët të organizuar nga sindikata e tyre do të lëvizin nga ndërtesa e RTVM-së përmes urës Goce Delcev deri tek Qeveria ku edhe pritet të ndalojnë aty e më pas përmes bulevardit Shën K.O do vazhdojnë përdrejtë rrugës Jordan Mijalkov.
Më pas do të lëvizin deri tek ndalesa kryesore e tyre ku edhe pritet të mbajnë konferencë për shtyp. Qëllimi i këtij marshi është që të respektohen të drejtat e tyre dhe të kthejnë dinjitetin e policisë, theksojnë mes tjerave nga sindikata.