Të hënën pritet ratifikimi i Marrëveshjes së Prespës në Kuvendin e Greqisë

Kuvendi grek sonte në mesnatë do të votojë për votëbesimin e Qeverisë “Cipras”. Edhe në ditën e dytë pushteti dhe opozita kanë zhvilluar debat të ashpër, posaçërisht për Marrëveshjen e Prespës.

Marketing

Kryetari i Kuvendit grek Nikos Vicus, tha se pushteti ka siguruar shumicën prej 151 votave në Kuvend për votëbesimin. Ai ka nënvizuar që Marrëveshja e Prespës, të premten do të hyjë në procedurë parlamentare, ndërsa pritet që të hënën të votohet. Megjithatë, sot ka vazhduar presioni ndaj deputetëve të SIRIZA-s dhe “Grekëve të Pavarur”.

Nëpër rrugët e disa qyteteve, janë parë afishe me fotografitë e tyre dhe me mbishkrimin “Ti do ta tradhtosh Maqedoninë tonë”. Edhe pse nuk dihet se kush qëndron pas kësaj propagande, policia ka arrestuar katër persona.

Ndërkohë, zëdhënësi i Qeverisë Dimitris Canakopulos, në mediat vendase, ka përsëritur se qëllimi i Qeverisë është që Marrëveshja e Prespës të kalojë me së paku 151 vota. Canakopulos tha se nuk mund të japë datë të saktë, se kur kjo do të ndodh në Kuvend.

“Duhet të bëjmë nga një hapë. Sot ndodhemi në fazë në të cilën parlamenti grek diskuton votimin e besimit, të cilën e kërkoi kryeministri. Sa të përfundojë ky proces, kryeministri do të vendos për kohën konkrete për vendosjen e marrëveshjes. Në këtë moment nuk mund të caktojë datë konkrete, por vlerësimi im është se nuk do të vonohet”- pohoi Dimitris Canakopulos, zëdhënës i Qeverisë.

Ish-ministri i jashtëm dhe ish-kryetari i PASOK-ut, Vangelis Venizelos, e ka akuzuar pushtetin se po qëndron përmes një shumice artificiale. Ai ka thënë se në këtë periudhë është ndërtuar dilemë e rreme për Marrëveshjen e Prespës.
“Ne mund të kishim formuar një Marrëveshje të përsosur nëse do të kishte një konsensus jo vetëm për emrin, por edhe gjuhën dhe identitetin”- tha Vangelis Venizelos, ish-ministër i P. Jashtme të Greqisë.

Përderisa sonte në mesnatë pritet votëbesimi i Qeverisë “Cipras”, anketat në Greqi, disa muaj me radhë po e favorizojnë Demokracinë e Re të Kirjakos Mictakis.

Anketa e fundit flet se, në qoftë se tani do të mbaheshin zgjedhje parlamentare, partia e Micotakisit do të fitonte 31.5 për qind të votave, ndërsa SIRIZA e kryeministrit Cipras do të merrte mbështetjen e 16,5 për qind të votave.