Të huajt mund të transitojnë, për shtetasit e RMV-së është e nevojshme deklaratë dhe test valid për Kovid-19

Shtetasit e huaj mund të transitojnë nëpër Republikën e Maqedonisë së Veriut, por mund të qëndrojnë në vend maksimum pesë orë.

Marketing

Sipas protokollit të miratuar qeveritar, transiti i këtyre personave nënkupton hyrje në një vendkalim kufitar dhe dalje në tjetrin vendkalim kufitar me obligim që të mos dilet nga autostrada ose në rrugën lokale dhe ia të realizohet në kuadër të të paktën pesë orëve që konfirmohet me deklaratë të cilën shtetasit e huaj duhet ta plotësojnë në hyrje dhe ta dorëzojë në dalje të vendkalimit kufitar me qëllim që të kontrollohet kohëzgjatja e transitit.

Shtetasit e huaj që transitojnë nëpër territorin e RMV-së mund që deri në liberalizmin e plotë të regjimit për hyrje dhe dalje në shtet t’i shfrytëzojnë vendkalimet kufitare: Tabanoc, Deve Bair, Bogorodicë, Qafë Thanë, Bllacë dhe aeroportin e Shkupit.

Për shtetasit vendorë, megjithatë vendkalimet kufitare për dalje nga Maqedonia e Veriut janë të hapura me nënshkrimin e deklaratës përkatëse të cilën e jep MPB-ja në vetë vendkalimin. Me atë deklaratë, çdo qytetar obligohet se nuk do të kërkojë ndihmë nga shteti, në rast të problemit jashtë vendit.

Gjatë hyrjes në shtet, çdo qytetar duhet të tregojë test valid PCR test, jo më të vjetër se 72 orë, i cili është negativ. Më pas në vendkalimin kufitar nënshkruajnë “Deklaratë për vetizolim të obligueshëm në kohëzgjatje prej 14 ditëve”. Nëse një test i tillë nuk tregohet, ose tregohet i pavlefshëm, atëherë është i obligueshëm karantinë shtetërore në kohëzgjatje prej 14 ditëve.