Zëvendësdrejtori i agjensionit për mbështetje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural, Abdul-Selam Selami, sot në kuadër të emisionit të mëngjesit në TVM2, me gazetaren Xhanan Halili, bashkëbiseduan për funksionimin e Agjencisë, fondet që ky institucion i mundëson, por dhe të arriturat që i kemi realizuar gjatë kësaj periudhe. Gjatë bisedës, Selami shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin e sinqertë që ka me Komunat rurale, si dhe qasja e tyre deri te fondet për zhvillim të vendeve rurale, me theks të veçantë transprencës dhe jo-selektimit të shpërndarjes së mjeteve si për Komunat të menaxhuara nga kuadër të opozitës ashtu edhe të pozitës , si dhe shpërndarjen e subvencioneve dhe grandeve për të gjithë pa asnjë selekcionim.
NË postimin e tij në rrejtin social fejsbuk, Selami shkruan se emisionet e tilla mundësojnë ngritjen e vetëdijes tek bujqit, për të marrë guximin për të aplikuar për subvencionet që në kontinuitet mundëson Agjencia, me të vetmin qëllim, për ta lehtësuar punën e bujqve por edhe për ta modernizuar veprimtarinë me mjetet bashkëkohore!