Të krishterët ortodoksë festojnë Pashkët në pandemi

Të krishterët ortodoksë festojnë të dielën Pashkët, ndonëse me organizimeve të zvogëluara për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Në Jerusalem, në prag të Pashkëve, besimtarët janë parë në Kishën ku besohet se është kryqëzuar Jezusi.

Hyrja në kishë u është mundësuar vetëm atyre që kanë qenë plotësisht të vaksinuar.

Marketing

Izraeli ka hequr shumicën e kufizimeve, duke përfshirë vendosjen e maskës në publik, pas shkallës së gjerë të vaksinimit.

Në vitet para pandemisë, dhjetëra mijëra turistë dhe pelegrinë do të vizitonin vendet e shenjta në Jerusalem dhe Betlehem.

Në Rusi, Partiartku Kirill i Moskës dhe gjithë Rusisë, ka udhëhequr një ceremoni kishtare, në të cilën ka marrë pjesë edhe presidenti rus Vladimir Putin.

“Këto Pashkë janë speciale dhe natyra speciale është për shkak të shpresës se pandemia do të kalojë dhe do të na lë me një numër të rëndësishëm të mësimeve, dhe më pas do të largohet nga ne përgjithmonë”, ka thënë Kirill për televizionin Russia-24.

Patriarku i Kishës Ekumenike Bartolomeu I, lideri shpirtëror i të krishterëve ortodoksë me bazë në Stamboll, ka organizuar disa festa të vogla gjatë fundjavës, pasi Turqia është nën masa të rrepta izolimi.