Të martën-Debat publik për Ligjin e Prokurorisë Publike

Të martën, Kreyprokurori Ljubomir Jovevski do të jetë pjesë e debatit publik, për propozim ligjin për Prokurorinë. Qeveria pranoi propozimin e VMRO – DPMNE-së, që të dëgjojnë personalisht nga Joveski mendim për zgjidhjen ligjore. Në debat do të prezantohen pikëpamjet e ekspertëve për ligjin, për të cilin qeveria dhe opozita nuk mund të pajtohen assesi. Dje takimi i partive parlamentare dështoi. VMRO – DPMNE u largua nga mbledhja, sepse Joveski nuk ishte në mbledhje. Sot, lideri i opozitës Hristian Mickoski pretendon se partia e tij do të jetë pjesë e takimeve. Sidoqoftë, si problem kryesor ai përmendi mënyrën e transferimit të akuzave dhe hetimeve nga PSP në prokurorinë e rregullt, duke theksuar se i konsideron të paligjshme të gjitha hetimet dhe akuzat e paraqitura pas 30 qershorit 2017.Kur iu thamë që të mos e shkelni Kushtetutën dhe ligjin në këtë shtet, dhe me një letër nga e paraburgosura ti transferoni rastet nga PSP në prokurorinë e rregullt. Ekziston një procedurë, le të miratojmë një ligj, ta miratojmë atë nen i cili do të zyrtarizojë gjithçka që është nga paditësi i autorizuar, e dorëzuar në gjykata deri më 30.6.2017 – tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Marketing

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev beson se ekziston mundësia që Ligji i Prokurorisë të miratohet deri më 11 shkurt, ose përpara se të shpërndahet parlamenti aktual. Zaev theksoi se VMRO – DPMNE nuk ka përse ta pengojë procesin, kur Jovevski do ta shprehë mendimin e tij, për ligjin në debat publik, por jo edhe në një mbledhje partie siç dëshironte opozita. Ai shprehet i sigurt se mund të arrihen 80 vota në Kuvend, të nevojshme për ligjin që duhet të miratohet.

Ne nuk do të lejojmë tejzgjatjen dhe blerje kohe. Ligji do të votohet deri më 11 shkurt. A do të ketë një shumicë prej dy të tretave, do të shohim në fund? I kemi borxh shtetit që ta vendosim në shqyrtim. Deri atëherë të bëjmë gjithçka, dhëntë Zoti të ketë 80 vota e më shumë, do të ishim më të lumtur nëse do të kishte një konsensus. Mesazhi për zbatimin e Ligjit është i fortë. Por punojmë dhe unë mendoj se mund të arrijmë shumicën prej dy të tretave – u shpreh Zoran Zaev, Kryetar i LSDM-së.

Bisedimet midis partive politike janë intensifikuar pas vizitës së Komisionerit Evropian për Zgjerim, i cili tha se vendi duhet të miratojë Ligjin për Prokurorinë Publike.