Të martën, interpelanca për Dimitrovin

Interpelanca për punën e ministrit të punëve të jashtme, Nikolla Dimitrov, u shty për ditën e martë.

Marketing

Edhe pse paraprakisht u paralajmërua se ministri i jashtëm ishte në objektin e Kuvendit dhe interpelanca do të fillonte në orën 15, kryeparlamentari Xhaferi njoftoi se në koordinim me deputetët e VMRO-DPMNE-së, përkatësisht parashtruesit e kërkesës për interpelancë, Dimitrov do të japë llogari për punën e tij para deputetëve ditën e martë.

“Konform dakordimit edhe me opozitën, dhe për shkak të mungesës së ministrit për punë të jashtme, jemi marrë vesh që kjo pikë të shqyrtohet nesër”,- deklaroi kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

24 deputetët e VMRO-DPMNE-së kanë parashtruar kërkesë për interpelancë për punën e ministrit të punëve të jashtme, Nikolla Dimitrov, pasi konsiderojnë se ai po e kryen këtë funksion në mënyrë të pandërgjegjshme, duke nënçmuar popullin, posaçërisht me deklarimet e tij publike në Kuvend se kombi maqedonas është “komb me komplekse”, duke e cenuar kështu imazhin dhe dinjitetin e popullit maqedonas dhe gjithë kombit, por edhe imazhin e Republikës së Maqedonisë si shtet i pavarur, në të cilin bartës i suverenitetit janë pikërisht qytetarët.

Sipas deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Dimitrov ka shkelur nenin 2 dhe nenin 9 të Kushtetutës dhe duhet të mbajë përgjegjësi morale, profesionale dhe politike.