Të martën Katica Janeva dëshmon për rastin ‘Haraç’

Prokurorja Speciale Publike Katica Janeva do të dëshmojë për rastin “Haraç” në Departamentin e Prokurorisë Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, pasi zëri i saj dëgjohet në bisedat e publikuara mes Boki 13 dhe Orce Kamçev. Ftesën të cilin e ka pranuar Janeva është për të martën në orën 10.00, kanë konfirmuar nga Prokuroria.

Marketing

Në lidhje me këtë rast, paraprakisht kanë dëshmuar edhe prokurorët e PSP-së, Lile Stefanova, Elizabeta Josifovska dhe Burim Rustemi. Tre prokurorët u thirrën si deshmitarë, për të dhënë deklarata për atë çfarë Stefanova thoshte se Janeva u ka dhënë urdhër për ndërprerjen e hetimeve në rastet “Banka Postare” dhe “Perandoria” dhe të dyshuarit të mos shkojnë në burg. Prokurori i rastit “Banka Postare”, Rrustemi, pas dëshmisë që e dha të premtën, e cila zgjati rreth dy orë, tha se e ka thënë të vërtetën dhe se beson që, se dëshmia e tij do të jetë kontribut në hetim.

Janeva është personi i pestë në PSP që do të merret në pyetje për rastin “Zhvatja”. Pas publikimit të bisedave nga gazeta italiane “La Verita”, në të cilën dëgjohet zëri i Janevës duke biseduar me Kamçevin, prokurorja speciale e ka pranuar se zëri në biseda është i saj, por e ka arsyetuar komunikimin duke thënë se ka qenë tentativë për ta bërë Kamçevin dëshmitar në një rast tjetër. Prokuroria Publike ka thënë se ka gjasa shumë të mëdha që hetimi të zgjerohet edhe në persona të tjerë, por ende nuk ka dalë me vendim përfundimtar për numrin e personave të përfshirë.

Paraprakisht, prokuroria, ka kryer edhe ekspertizë të dy telefonave të Janevës me qëllim që të shihet komunikimi i saj me të dyshuarit në rastin “Zhvatja”. Megjithatë, raporti i ekspertizës nuk është publikuar akoma. Për shkak të fshehtësisë së hetimit, prokuroria po ashtu, nuk zbulon detaje rreth marrjes në pyetje të asnjërit prej dëshmitarëve dhe refuzon të shpalosë detaje rreth hetimit, se në cilin stadium ka arritur. Informacioni i fundit që erdhi nga Prokuroria ishte se janë duke hetuar celularët e konfiskuar dhe janë duke tentuar që të deshifrojnë bisedat e gjetura.

Prokuroria për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit njoftoi se është duke bërë edhe hetim intensiv financiar për rrugën e parave të ryshfetit.

Marketing