Mot i acartë me temperatura maksimale nën 0 do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme. Nesër dhe të hënën pasdite do të ketë reshje të borës në vende të caktuara dhe do të fryjë erë veri-perëndimore.
Temperaturat e mëngjesit në periudhën që vjen do të jenë të ulëta, posaçërisht në pjesët malore, ndërsa më ftohtë pritet të jetë të martën kur temperatura pritet të jetë -16 gradë celsius ndërsa në pjesën më të madhe të vendit temperaturat do të jenë -10 gradë celsius.
Reshje të borës do të ketë të mërkurën.