Ballina Biznes Të mërkurën do të votohet ligji për lojërat e fatit

Të mërkurën do të votohet ligji për lojërat e fatit

Kuvendi i RMV-së të mërkurën në suaza të seancës së 145-të pritet të zgjedhë anëtar të ri të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), poashtu të votohet dhe ligji për Lojrat e fatit.

Marketing

Në rend dite të seancës së 145-të që është caktuar për të mërkurën 28 shkurt në orën 11, është ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për lojërat e fatit dhe për lojërat argëtuese – në lexim të tretë.

Ligji është rikthyer në rend dite, pasi presidenti Stevo Pendarovski nuk e nënshkroi dekretin për të.

Për miratimin e këtij ligji, shumicës parlamentare i nevojiten 61 vota.

Tani për tani, ndër të tjera, në rend dite të kësaj seance është edhe Propozimi për vendim për të miratuar vazhdimin e afatit për ekzistimin e gjendjes së krizës në një pjesë të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për shkak të parandalimit të kërcënimeve të sigurisë dhe forcimin e sigurisë së INP Idrizovë.

Exit mobile version