Të mërkurën Maqedonia nënshkruan protokollin për anëtarësim në NATO

Të mërkurën, më 6 shkurt, Maqedonia përfaqësuar nga ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov në një ceremoni zyrtare do të nënshkruajë protokolli për anëtarësim në NATO, njofton “REL” nga Brukseli, duke cituar burimet e NATO-s.

Marketing

Teksti i protokollit tashmë është miratuar në të ashtuquajturën procedurë të heshtur ditën e hënë. Të mërkura duhet të nënshkruhet nga Dimitrovi dhe ambasadorët e shteteve anëtare, ndërsa në periudhën e ardhshme dokumenti duhet të ratifikohet nga secili shtet anëtar veç e veç.

Kështu, Maqedonia do të ketë të drejtë të marrë pjesë në të gjitha takimet në të gjitha nivelet e aleancës, por nuk do të ketë të drejtën e votimit derisa të bëhet anëtare e plotë.