Të mërkurën në Shkup spërkatje e katërt kundër larvave të mushkonjave

Të mërkurën (09.08.2023) do të realizohet faza e katërt nga dezinsektimi në rajonin e Shkupit kundër larvave të mushkonjave.

Marketing

“Dezinsektimi ajror në rajonin e qytetit të Shkupit, kundër larvave të mushkonjave, do të realizohet të mërkurën, në orët e hershme të mëngjesit. Dezinsektimi terestrik kundër larvave të mushkonjave, ndërkaq, do të realizohet gjatë ditës së njejtë”, kumtoi Qyteti i Shkupit.

Nëse kushtet e motit nuk e lejojnë kryerjen e dezinsektimit, do të spërkatet ditën e parë të ardhshme, kur kushtet e motit të jenë të volitshme, në terminin e njejtë.

Nga Qyteti i Shkupit u bëjnë thirrje bletarëve t’i ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtje të bletëve.