Të moshuarit analfabetë në Korenë e Jugut nisin të mësojnë shkrim e këndim

Koreja e Jugut është ekonomia e 11 më e madhe në botë, një prej vendeve teknologjikisht më të avancuara dhe i pari shtet që vë në përdorim rrjetin 5G në shkallë kombëtare.

Marketing

Por ka edhe një tjetër anë të medaljes, të cilën shumë njerëz nuk e dinë. Një pjesë dërrmuese e të moshuarve atje janë analfabetë.

Disa prej tyre, vetëm tani kanë nisur më në fund të mësojnë shkrim e këndim. Në pjesën e parë të shekullit të XX, Jugu bujqësor ishte gjysma më e varfër e gadishullit të pazhvilluar, e shumë prej atyre që ishin asokohe fëmijë nuk shkuan kurrë në shkollë.

Sipas një studimi të vitit 2017, 66.7 për qind e koreano-jugorëve të moshës 80 vjeç e lart nuk ishin në gjendje të lexonin ose të shkruanin. Më i theksuar, fenomeni është te gratë.

Koreja ka qenë një shoqëri patriarkale për shekuj me radhë dhe shumë familje i mbanin vajzat larg shkollave. Madje, kjo është vënë re deri në mesin e shekullit të XX, kur vendi i kishte hyrë industrializimit të tij të shpejtë.

“Gjyshja ime më thoshte gjithmonë, që një grua e ditur përfundon gjithmonë të bëhet rebele. Kështu që më ndaloi të shkoja në shkollë”, thotë një e moshuar.

E gjithë kjo situatë kontraston thellë me gjendjen sot, kur familjet koreano-jugore i kushtojnë një vëmendje të jashtëzakonshme arsimimit.

Marketing