I vogël është numri i të moshuarve mbi 70 vjet në Gostivar të cilët kanë shfaqur interes dhe janë paraqitur për vaksinim kundër coronavirusit.
Nga gjithsej 6.000 të evidentuar në sistemin shëndetësor “Termini im”, janë paraqitur vetëm 1.500, ndërsa ministri Filipçe sot nga Gostivari u bëri thirrje mjekëve amë që të paraqesin për imunizim këtë kategori të qytetarëve të cilët kanë përparësi pas personelit mjekësor.
“Nga Gostivari përmes ueb-faqes vakcinacija.mk dhe përmes mjekëve amë janë paraqitur një numër i vogël i të moshuarve mbi 70 vjet. Ju bëj thirrje mjekëve amë nga Gostivari dhe rajoni që t’i paraqesin qytearët mbi 70 vjet me sëmundje kronik dhe t’i vendosin të dhënat te sistemi ‘Termini im”, për shkak se këta qytetarë do të vaksinohen pas mjekëve dhe infermiereve”, tha ministri Filipçe.
Ndryshe në Gostivar tani kanë pranuar rreth 40 punonjës shëndetësorë vaksinën kundër coronavirusit.