Të ndaluara në mbi 100 vende të botës, SHBA pritet t’i japë Ukrainës bomba thërrmuese

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po planifikojnë të furnizojnë Ukrainë me municione thërmuese, të ndaluara në më shumë se 100 vende të botës.

Marketing

Mediat ndërkombëtarë njoftojnë sepresidenti amerikan pritet të shpallë brenda ditës paketën e armëve që do t’i ofrohet Ukrainës.

Gazeta New York Times, shkruane se disa nga bashkëpunëtorët kryesorë të presidentit amerikan, Joe Biden, përfshirë sekretarin e shtetit Anthony Blinken, kishin rekomanduar që SHBA të dërgonte armët në Ukrainë.

Shefi i Shtabit të Mbrojtjes Kombëtare të SHBA, gjenerali Mark Milley, tha gjithashtu javën e kaluar se Uashingtoni po shqyrtonte mundësinë.

Municionet thërrmuese përbëhen nga një bartës (bombë, predhë) brenda së cilës ndodhen të ashtuquajturat “nën-municione”, të cilat shpërndahen në një zonë të gjerë pasi transportuesi hapet mbi objektiv. Për nga natyra e tyre, larg armëve precize, ato janë përgjegjëse për vdekje të panumërta civile dhe përbëjnë rrezik për popullatën. Në fakt, ato janë një kërcënim si gjatë luftës ashtu edhe shumë kohë më pas, sepse disa nga bombat nuk do të shpërthejnë menjëherë.

Mbi shumë se 120 vende kanë nënshkruar Konventën e Kombeve të Bashkuara të vitit 2008 për Municionet Thërrmuese dhe konkretisht për ndalimin e përdorimit të tyre. Midis tyre janë aleatët kryesorë të Ukrainës dhe SHBA-së, si Franca dhe Mbretëria e Bashkuar. Por Ukraina, Rusia dhe SHBA-ja nuk e kanë nënshkruar atë traktat, megjithëse një ligj i vitit 2009 ndalon SHBA-në të eksportojë municione thërrmuese me shkallë të dështimit të bombave prej më shumë se 1 për qind, që mbulon pothuajse të gjithë rezervën ushtarake të SHBA-së. Megjithatë, Biden mund t’i anashkalojë ndalimet e tilla në rastet që konsiderohen të jenë në interes të sigurisë kombëtare të SHBA.