Të ngrënit me celular para ju shëndosh, por ky aplikacion ju vjen në ndihmë

Të ngrënit me celularin para ju çon në konsumimin e më shumë kalorive dhe më shumë yndyrë. Por, teknologjia mund të na ndihmojë ta ndalojmë këtë fenomen. Qëndrimi ulur në tryezë me celularin tuaj në dorë çon në marrjen e më shumë kalorive se sa ne do të merrnim duke ngrënë diku larg, pa kontakt me telefonin.

Marketing

Sipas hulumtimeve shkencore, përdorimi i smartfonëve gjatë ngrënies ndikon në sasinë e kalorive të konsumuara. Për të vërtetuar këtë gjë, 62 njerëz u rekrutuan dhe ushqimet e tyre u analizuan në tre kushte të ndryshme: pa asnjë ndikim të jashtëm, me një smartphone në front dhe me një gazetë(print) për të lexuar.

Në fund të secilit vakt, disa parametra u shënuan në lidhje me sasinë dhe llojin e kalorive të prekura dhe rezultati ishte i qartë: ngrëniet e shpërqendruara (nga një tekst i shtypur ose një smartphone nuk ka rëndësi) shkaktonin 15% më shumë sasi ushqimi të konsumuar.

Të ngrënit pa i kushtuar vëmendje asaj që hamë nuk na lejon të kuptojmë atë që vërtet kemi nevojë dhe kur e përfundoni, ndjenja e ngopjes vjen më vonë dhe ne synojmë të hamë më shumë.

Zgjidhja?

Respekto sinjalet që trupi ynë na dërgon dhe përqëndrohuni në atë që bëni. Në këtë mënyrë, jo vetëm që do të shijojmë më shumë atë që ne po hamë, por truri së pari do të regjistrojë ndjenjën e ngopjes dhe automatikisht do të hani më pak. Natyrisht, qëndrimi larg nga telefoni është i vështirë, sepse përmes tij ne marrim njoftime, emaile, telefonata dhe një foto të asaj që po ha për të ndarë në mediat sociale.

Për të ndihmuar, teknologjia na vjen në ndihmë: modaliteti “Do not disturb” (gjithashtu i disponueshëm në Android) ju lejon të heshtni njoftimet e aplikacionit që ne vendosim për të vënë në gatishmëri kur duam dhe me vetëm një prekje.

Marketing