Të paktën 30 trupa të sigurisë afgane vriten nga talibanët

Një sulm i talibanëve në provincën afgane, Baghlan ka lënë të vdekur të paktën 30 ushtarë dhe zyrtarë policorë, kanë njoftuar zyrtarë të provincës.

Marketing

Udhëheqësi i Këshillit të provincës, Mohammad Safdar Mohseni, ka thënë më 14 gusht, se militantët u kanë vënë zjarrin dy pikave të kontrollit, pas një tjetër sulmi që ka ndodhur një natë më parë në distriktin, Baghlan-e Markazi.

Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, ka marrë përgjegjësinë për sulmin, në një varg sulmesh që kanë lënë të vdekur dhjetëra anëtarë të sigurisë afgane në ditët e fundit në gjithë Afganistanin.

Qeveria e Afganistanit, ndonëse e mbështetur nga Perëndimi është përballur me talibanët dhe grupe tjera militante, prej tërheqjes së numrit më të madh të trupave të NATO-s më 2014.

Marketing