Të paktën 50 të vdekur nga zjarri në diskotekë në Koçani

Të paktën 50 persona kanë humbur jetën në një diskotekë në Koçan, pasi zjarri ka rënë mbrëmë gjatë një koncerti të një bande të njohur.

Sipas informacioneve jozyrtare, zjarri ka rënë rreth orës 03:00 për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike në koncertin ku morën pjesë rreth 1500 persona.

Të lënduarit janë dërguar në spitalet e Koçanit dhe Shtipit.

Deri më tani në Klinikën për sëmundje kirurgjikale “Naum Ohridski” në Shkup janë sjellë 27 persona të lënduar.

Mbi 100 të rinj janë lënduar, sipas informacioneve fillestare nga ekipet e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Qendrës për Menaxhimin e Krizave.

Të gjitha shërbimet kompetente, përfshirë edhe një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike e Koçanit, janë në terren.

Marketing