Të pasigurta data e zgjedhjeve dhe vazhdimi i gjendjes së jashtëzakonshme

Këshilli i Sigurisë të shtunën në mesditë në vilën presidenciale Vodno do të vendos për vazhdimin eventual të gjendjes së jashtëzakonshme. Të shtunën, madje është dita e fundit kur skadon gjendja e tretë dyjavore e jashtëzakonshme të cilën e shpalli presidenti Stevo Pendarovski më 15 maj.

Marketing

Pendarovski, siç konfirmuan për MIA-n nga kabineti i shefit të shtetit, do të thirr Këshillin e Sigurisë, pra të shtunën, pa dallim nëse do të ketë kërkesë të re nga Qeveria për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme.

Kryeministri Oliver Spasovski dje deklaroi se Qeveria deri në fund të javës do të vendosë nëse do të kërkohet gjendje e re e jashtëzakonshme e cila, siç tha, është e nevojshme para se gjithash për zbatimin e masave ekonomike.

“Nëse kemi nevojë në bazë të analizave se duhet të shpallet gjendje e jashtëzakonshme edhe ndonjë ditë për përballjen me pasojat ekonomike, këtë do ta bëjmë dhe kur do të përfundojë gjendja e jashtëzakonshme, pas 22 ditëve do të mbahen zgjedhjet”, theksoi Spasovski pas vizitës në Karbinci.

Partitë, ende janë pa marrëveshje për datën e zgjedhjeve. Nuk ka paralajmërim për takim të ri të liderëve te presidenti Stevo Pendarovski, prejse në dy takimet paraprake nuk ishte arritur marrëveshje për terminin e përballjes zgjedhore.

Sipas kryetarit të LSDM-së Zoran Zaev, shteti ka nevojë për zgjedhje në terminin e parë të mundshëm që ta presim valën e re të koronavirusit në vjeshtë tërësisht të gatshëm.

“Qytetarëve dhe shtetit u nevojiten institucione me legjitimitet të tërësishëm që të krijojnë kushte për normalitetin e ri, me kapacitet të plotë ta mbrojmë shëndetin e qytetarëve dhe ta rimëkëmbim ekonominë e Maqedonisë”, publikoi Zaev në Fejsbuk.

Qëndrimi i VMRO-DPMNE-së opozitare është i pandryshuar – zgjedhje të shpejta nuk janë të pranueshme dhe më i rëndësishëm është shëndeti i qytetarëve. LSDM, siç thonë, dëshiron zgjedhje me çdo kusht vetëm për ta ulur mposhtjen e pashmangshme. Ata nuk janë kundër zgjedhjeve, por në termin adekuat. Kjo, sipas tyre, do të ishte në fund të gushtit ose fillim të shtatorit. Konfirmojnë se ekziston kanal i komunikimit, por epilogu tani për tani është i pasigurt.

“Siç tha edhe kryetari Mickoski, kanal për komunikim ekziston. Ne mbesim në qëndrimin tonë dhe ai është i pandryshuar se megjithatë duhet të hapin kushte për zgjedhje. Shëndeti i qytetarëve është më i rëndësishëm, por të presim periudhën e ardhshme se si do të zhvillohen ngjarjet duke e përfshirë edhe situatën shëndetësore”, thotë zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së Dimçe Arovski.

Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes por edhe nënkryetare e LSDM-së Radmilla Shekerinska dje porositi se duhet të mbajmë zgjedhje sa më shpejtë që është e mundur që të funksionojnë shteti dhe institucionet.

“Pozicioni im është që, ne duhet të organizojmë zgjedhje sa më shpejt të jetë e mundur, sepse kemi nevojë për shtet dhe institucione me kapacitet të plotë për të ndihmuar kompanitë të mbijetojnë, për të ndihmuar qytetarët që do të jenë në gjendje më të vështirë sociale dhe ekonomike, na duhen ligje ose kemi nevojë për para nga jashtë, dhe për të gjitha këto gjëra kemi nevojë për Kuvend funksional. Pozicioni im është një orë më parë dhe ne duhet patjetër të organizojmë zgjedhjet para fillimit të muajve të verës”, deklaroi Shekerinska, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve gjatë vizitës së saj në Kërçovë.

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani, konsideron se dallimet ndërmjet partive politike përfshirë edhe pozicionet më ekstreme sa i përket datës së zgjedhjeve, nuk dallojnë më shumë se dhjetë – pesëmbëdhjetë ditë.

“Mendoj se nuk janë dallime të patejkalueshme dhe nëse këto ditë vazhdon komunikimi intensiv mes partive, siç edhe po ndodh mendoj se mund të takohemi diku rreth 5 korrikut”, deklaroi sot zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani.

Qëndrimi i BDI-së, siç theksoi, është se asnjë proces shoqëror nuk guxon ta përkeqësojë gjendjen shëndetësore, diçka me çka, siç tha, pajtohen të gjitha partitë politike dhe se duhet të ketë konsensus sa i përket datës së zgjedhjeve sepse përfshirja në proces është shumë e rëndësishme për zgjedhjet.

Sipas Osmanit më e pakta që i duhet shtetit në kushte të pandemisë, të krizës shëndetësore dhe ekonomike, potencoi zëvendëskryeministri, është që partitë politike të polarizohen deri në ekstrem që do ta sjellë shtetin afër krizës politike. Këtë, thotë nuk e dëshirojnë qytetarët dhe nuk i duhet shtetit.

Ngjarjet rreth zgjedhjeve dhe negociatat mes pushtetit ndhe opozitës ndiqen në Bruksel prej ku porosisin se nevojitet konsensus sepse qeveria teknike “nuk mund të zgjasë përgjithmonë”.

“Mençuri është të mendohet për zgjedhje, nuk mundet përgjithmonë të ketë qeveri teknike, por gjithsesi zgjedhjet duhet të mbahen nëse kushtet janë plotësuar”, thonë për MIA-n funksionarë të lartë të Komisionit Evropian.

Nga Brukseli, si dhe nga kryeqytetet evropiane, tregohet se pa kuvend funksional dhe pushtet të zgjedhur demokratik, gjatë krizës kur duhet të sillen vendime thelbësore, të gjitha partitë politike seriozisht duhet të përkushtohen në negociatat dhe të caktojnë datë për zgjedhje, në mënyrë konsensuale.

Bojkoti nga njëra anë ose tjetra, mospranimi i rezultateve, janë skenarë të cilët duhet të shmangen, komentojnë në institucionet e BE-së, veçanërisht duke e marrë parasysh faktin se nga qershori zgjerimi do të kthehet në rend dite të Unionit, me shpalljen e korrnizës negociuese për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.