Të përlotur, futbollistët e FC Shkupit kujtojnë shokun e tyre Llazarov

Lojtarët e FC Shkupit kanë përkujtuan sot kolegun e tyre, bashkëlojtarin Andej Lazarov i cili humbi jetën në tragjedinë e Koçanit, pasi kishte thithur tym duke shpëtuar jetën e disa personave që në momentetet fatale ndodheshin në diskotekën Puls.

Lojtarët e FC Shkupit sot kanë anuluar dhe stërvitjet, duke shtuar se Andej do të jetë gjithmonë pjesë e familjes së FC Shkupit.

Postimi i plotë:

Me një boshllëk të madh dhe dhimbje të pafund pas humbjes të Andrej Lazarovit, sot tentuam ti rikthehemi procesit stërvitor.
Megjithatë, stërvitja e sotme u anulua me kërkesë të lojtarëve!
Stërvitjet dhe vazhdimi i sezonit do të jenë më të vështirat ndonjëherë për ne, por do të luajmë për të, me të dhe në nder të tij.
Andrej do të jetë gjithmonë pjesë e familjes sonë! 🕊️💙🤍

https://www.facebook.com/share/p/1BMJeWLBYY/

Marketing