Nga LSDM ftojnë deputetët e VMRO–së ti bashkangjiten votimit, si mundësi të fundit për t’iu bashkangjitur rrugëtimit europian të vendit.
“Mickoski dhe VMRO–DPMNE e kanë shansin e fundit të tregojnë përgjegjësi, pasiqë obligim i yni si politikanë është që t’iu sigurojmë të ardhme të sigurt qytetarëve. Presim që edhe opozita të na bashkangjitet dhe bashkë të krijojmë një Maqedoni prosperuese, ku gjeneratat e ardhshme do ta planifikojnë të ardhmen.”, tha Fanica Nikollovska, deputete e LSDM-së.