Të premten vazhdon gjykimi për rastin “Titanik”

Me nxjerrjen e rreth 150 dëshmive materiale të propozuara nga ana e Prokurorisë Speciale Publike, në Gjykatën Penale Shkup ka përfunduar seanca e sotme për gjyqësore lëndën për për parregullsitë zgjedhor “Titanik” të Prokurorisë Speciale Publike, në të cilën morën pjesë të gjithë të akuzuarit me përjashtim të ish kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili është në arrati. Seanca e ardhshme është caktuar për të premten.

Marketing

Lëndën e udhëheq gjykatësi Osman Shabani, ndërsa përfaqësuese e akuzës është Lile Stefanovska, ndodhet në procedurë dëshmuese. Deri më tani janë nxjerrë rreth 4.700 nga mbi 5.900 prova të propozuara materiale nga PSP-ja.

Përveç ish kryeministrit Gruevski në “Titanik” janë të akuzuar edhe Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishkoska Boshkovski, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temelko, Leko Ristovski, Kiril Todorovski, Katerina Velovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska.

Ata dyshohen për bashkim kriminel, shkelje të së drejtës votuese, shkelje të lirisë së përcaktimit të votuesve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrim të materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të mjeteve për financim të fushatës zgjedhore.

Marketing