Pas paralajmërimit të Qytetit të Shkupit për shtrenjtimin e parkingut për të punësuarit në klinikat e Shkupit, me iniciativë të të punësuarve dhe mbështetje të sindikatës, sot në mëngjes gjatë pauzës, të punësuarit dolën në protestë.
Të punësuarit janë kundër vendimit që kartela mujore për parking të kushtojë 800 denarë, për të cilën thonë se ndikon në buxhetin e tyre. Ata kanë paralajmëruar se kanë vendime që janë në interesin e tyre dhe të pacientëve. Si hap të ardhshëm ata kanë paralajmëruar bllokimin e pikave të pagesës për shfrytëzim të parkingut.
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Shilegov me këtë masë pret që të rregullohet kaosi i trafikut në oborrin e qendrës klinike. Ai shpjegon se në qendrën klinike, janë dhënë 1.500 kartela mujore, për çka të punësuarit paguajnë 300 denarë preferenciale, në kushte kur parkingu ka 670 vende.