Të punësuarit në sektorin publik do të pastrojnë 20 lokacione në Shkup

Aksion për pastrimin e 20 lokacioneve në Shkup në të cilin do të përfshihen të punësuarit në sektorin publik do të mbahet sot dhe në këtë mënyrë do të punohet dita që ishte ditë jopune këtë vit, 2 janari.

Marketing

Në çdo lokacion do të sigurohen ekipe të ndërmarrjeve publike të qytetit, shërbime përkatëse profesionale dhe mjete që do t’u ndihmojnë njerëzve të cilët do të pastrojnë.

Lokacionet në të cilat do të zhvillohet aksioni janë liqeni Treska në Saraj, Akvedukti “QS “Boris Trajkovski”, Kalaja, Muzeu i Artit Bashkëkohor, kazerma “Ilinden”, bulevardi jugor “Bihaqka”, shkolla shtetërore për kulturë fizike “Metodija Mitevski Brico”, stacioni hekurudhor dhe i autobusëve, rruga “Xhon Kenedi”, afër Kuvendit, e gjithë rruga “Maqedonija”, QKM dhe TVM, kazerma “Goce Dellçev”, rruga “Derid Bajram”, rruga “Aleksandar Urdarevski”, Spitali i Evropian i syrit, rruga “Industriska” në Gazi Babë dhe i gjithë bregu u lumit Vardar.

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski theksoi se për zbatim të suksesshëm të aksionit do të angazhohen udhëheqësit e institucioneve, gjegjësisht kryeministri, ministrat, kryetarët e komunave dhe drejtorët e institucioneve që do të jenë të pranishëm në këto lokacione, ndërsa Qyteti i Shkupit në mënyrë shtesë ka siguruar edhe mekanizëm përkatës për lokacione të caktuara.

Deri te lokacionet që ndodhen pak më ëarg qendrës së qytetit veçanërisht Akveduktir dhe Saraji, NQP ka siguruar edhe transport. Të gjithë të cilët janë përfshirë në aksion është siguruar pajisje gjegjësisht doreza mbrojtëse dhe thasë. Aksioni organizohet në bashkëpunim me shoqatën civile “Mos u bëj mbeturinë”.

Marketing