Të raportosh për Kovid, gazetarja shpërthen në lot gjatë transmetimit (Video)

Pandemia e COVID-19 ka ndikuar në gjendjen emocionale të personave në të gjithë botën. Por ata të cilët kanë luftuar në frontin e parë me virusin kanë qenë edhe më të prekurit.

Marketing

Përveç mjekëve, infermierëve apo edhe policëve të prekur kanë qenë dhe gazetarët, të cilët shpesh u është dashur të raportojnë në situata të vështira, pranë familjarëve të viktimave nga COVID, apo pranë spitaleve ku janë të shtuar pacientët e infektuar me koronavirus.

Në një situatë të vështirë është gjendur edhe korrespondentja e CNN, Sara Sidner. Teksa po raportonte për COVID-19 ajo nuk arriti t’i kontrollojë emocionet dhe shpërtheu në lot gjatë transmetimit live.

“Komuniteti i hispanikëve dhe atyre me ngjyrë po goditen më rëndë. Mos e lejoni veten të jeni në këtë listë. Nëse vërtetë i doni më të dashurit tuaj, mos lejoni të ndodh një gjë e tillë”, tha Sidner.

Sidner ka raportuar nga 10 spitale të ndryshme gjatë pandemisë, të cilët janë përshtatur për të trajtuar pacientët e infektuar me koronavirus.