Në Kërçovë sot u mbajt debati me temën “nëse video-lojërat që përmbajnë dhunë janë të përshtatshme për të rinjtë”.
Debati është pjesë e projektit “Përforcimi i rezistencës kundrejt ekstremizmit të dhunshëm të komuniteteve lokale në Maqedoni, të përkrahur nga Ambasada Britanike dhe Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Shkup.
Ky projekt ka për qëllim që t’i jepet përkrahje strategjisë kombëtare dhe planit aksional për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm përmes përforcimit të bashkëpunimit midis faktorëve lokale, duke përfshirë liderët e shoqërisë civile, komuniteteve fetare, të rinjve dhe pushtetit lokal dhe qendror lidhur me pengimin dhe luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm përmes krijimit të Ekipeve të Aksionit në Komunitet dhe tre pilot komunave, Çair, Gostivar dhe Kërçovë , thotë koordinatori i Këshillit rinor të komunës së Kërçovës, Arben Ristemi.