Të rrezikuar nga talebanët, Britania largon nga Afganistani anëtarët e LGBT-së

Një grup afganësh që i përkasin komunitetit LGBT (homoseksualë, lesbike, biseksual dhe transgjinor) kanë mbërritur në Britani për shkak të frikës dhe persekutimit nga talebanët.

Marketing

Evakuimi i grupit të afganëve “shpresohet të jetë i pari nga shumë të tjerë në muajt e ardhshëm”, tha ministria e jashtme e Britanisë në një deklaratë të shtunën, disa orë pasi një zëdhënës i talebanëve tha se të drejtat e LGBT+ nuk do të respektohen.

Mijëra afganë, përfshirë persona LGBT+, gra dhe zyrtarë të lidhur me administratën e mëparshme nxituan të largoheshin nga vendi pas kthimit të shpejtë të talebanëve në pushtet më 15 gusht, por shumë prej tyre nuk ishin në gjendje të hipnin në fluturimet e huaja të evakuimit.

“Ne luajtëm një rol kyç në largimin e këtyre njerëzve dhe do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që mundemi për të ndihmuar afganët e rrezikuar të largohen nga vendi,” tha në një deklaratë sekretarja e jashtme britanike Liz Truss, duke shtuar se Britania do të vazhdojë të mbrojë “të drejtën e të gjithëve. Njerëzit të jenë vetvetja dhe të duan atë që duan”-tha ajo.

Në mesin e grupit të evakuuar ka studentë dhe aktivistë që ishin ngritur vazhdimisht zërin për barazi për komunitetin LGBT në Afganistan, tha Zyra e Jashtme, e Përbashkët dhe Zhvillimit (FCDO).

Marketing