Të rritur me çifteli e veshje kombëtare, djemtë e Zvicrës që nuk i kanë munguar asnjë feste kombëtare

Në  kuadër të ditës së pavarësisë së Kosovës, shumë shoqata e shoqëri kulturo artistike që veprojnë në Zvicër, kanë shfaqur program të pasur artistik për nder të 11 vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Në mesin e shumë e të rinjëve që përformojnë në manifestime të bashkatdhetarëve tanë, shquhen vëllëzërit e rinj Arbnor dhe Rrezart Kuqi, pa të cilët skena e muzikës sonë folklorike nuk do të ishte e plot.

Marketing

Dy talentët e rinj janë prej disa vitësh pjesë e skenave të muzikës në manifestime e koncerte të ndryshme që organizohen nga bashkatdhetarët tanë anëmbanë Zvicrës. Së fundmi ata janë paraqitur në skenë në Mönchaltorf nën organizimin e shoqatave kulturore „Atdheu“ dhe „SH.K.A. Rilindja“ Winterthur me çifteli e veshje kombëtare.

Muzika folklorike është pjesë e pandashme e jetës së Rrezartit dhe Arbnorit. Qysh si të vegjël janë paraqitur në skenë me këngë e valle nga reportuari i muzikës sonë folklorike.

Rrezart&Arbnor Kuqi

Talentin për muzikë ata e kanë trashëguar nga i ati, i cili poashtu merret me muzikë dhe luan me vegla folklorike. Pindërit janë kujdesur që djemtë e tyre talentin për muzikë të zhvillojnë edhe në zhanre tjera, duke ju krijuar atyre kështu hapësirë të gjerë në përzgjedhjen e instrumenteve dhe muzikës më të cilën ata dëshirojnë të paraqiten në skenë. Dhe, përderisa ata janë në skenë, prindërit nuk e fshehin dot krenarinë për fëmijët e tyre.

„Ata na japin kënaqësi dhe kjo është lumturia që nuk blihet me pare“, shprehet për albinfo.ch, i ati fëmijëve, Jakup Kuqi.

Krahas veglave folklorike, Arbnori dhe Rrezarta, luajnë me violinë dhe sint. Ata janë anëtarë të simfonisë së shkollës së muzikës të regjionit Rheintal dhe janë pjesë e shfaqjeve të ndryshme koncertale në kuadër të shkollës së muzikës Rheintal.

Arbnori është 15 vjeç, kurse Rrezarti 11 vjeç. Të dy vëllëzërit thonë se të jenë të lidhur ngushtë me këngët dhe vallet e muzikës folklorike shqiptare. „Manifestimet tona na japin gjithmonë një ndjenjë dhe emocion të veçantë, sepse jemi në mesin e bashkatdhetarëve tanë të cilët e dëgjojnë më shumë mall muzikën folklorike. Kjo na jep kënaqësi dhe na motivon ti këndojmë heronjëve tanë“, thotë Arbnori.

Krahas muzikës, dy vëllëzërit janë të talentuar edhe në futboll. Të dy luajnë në akademinë e futbollit të klubit të Bundesligës austriake Altach, në skuadrën U16 luan Arbnori, ndërsa Rrezarti luan për grupmoshat e të rinjëve U12.

Marketing