Të shtëna armësh në veri të Kosovës, flasin nga policia

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në veri të vendit ka patur të shtëna me armë zjarri, por për fat të mirë nuk ka të plagosur.
Nga Policia e Kosovës kanë theksuar se janë siguruar informacione nga ana e qytetarëve se ka raste ku janë ndaluar dhe maltretuar qytetarët shqiptarë, transmeton lajmi.net.

Marketing

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës ka siguruar informacione zyrtare se në disa lokacione janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, ku disa prej të shtënave kanë qenë në drejtim të njësiteve policore, por fatmirësisht nuk ka të plagosur.

Po ashtu janë siguruar informacione nga ana e qytetarëve se ka raste ku janë ndaluar dhe maltretuar qytetarë shqiptarë, duke iu shkaktuar lëndime dhe shkaktim të dëmeve materiale në automjetet e tyre nga ana e personave të dyshuar të cilët dyshohet se janë pjesë e organizimeve të bllokimit të rrugëve.

Marketing