Të shtëna me armë brenda një universiteti në Rusi, njerëzit hidhen nga dritaret për të shpëtuar

Një ngjarje tragjike raportohet të ketë ndodhur në Rusi këtë të hënë. Një person, ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në një prej godinave të Universitetit Shtetëror të Perm, në Siberi, duke shkaktuar disa viktima.

Marketing

Lajmin e konfirmon Agjencia Ruse e Lajmeve TASS, bazuar në burime të forcave të rendit. Sipas burimit numri i viktimave është i lartë. Disa studentë janë mbyllur nëpër salla, disa të tjerë janë hedhur nga dritaret për të shpëtuar, raportojnë mediat ruse.

Ndërkohë, në rrjetet sociale është përhapur një video e një personi të maskuar, veshur me të zeza, me një pushkë në dorë. Ndërsa në pamje të tjera të shpërndara online, shihen disa studentë që hidhen nga dritaret e godinës, për të shpëtuar.

Ndërkohë, në rrjetet sociale është përhapur një video e një personi të maskuar, veshur me të zeza, me një pushkë në dorë. Ndërsa në pamje të tjera të shpërndara online, shihen disa studentë që hidhen nga dritaret e godinës, për të shpëtuar

Marketing