Të shtëna me armë janë raportuar në kufirin mes Greqisë dhe Turqisë.
Sipas mediave të huaja, një shofer grek ka plagosur me armë një shtetas turk, që lëvizte me motor.
Motoçiklisti ka tentuar të kalojë kamionin duke hyrë në krah të kundërt dhe ka goditur mjetin.
Kështu raportohet të ketë nisur edhe konflikti mes tyre.
I plagosuri është transportuar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.