Të shtënat me armë në Universitetin e North Carolina, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë lënë të vrarë 2 persona si dhe katër të tjerë të plagosur.
Policia ka identifikuar dje në mbrëmje të dyshuarin e zjarrit në Universitet. Bëhet fjalë për 22-vjeçarin Trystan Andrew Terrell. Autoritetet kanë shpjeguar që i riu ka hapur zjarr mbi studentët në një godinë ku studiojnë të rinjte në Unc Charlotte. Shkaqet ende nuk janë bërë të ditura.
Dëshmitarët flasin për shumë të rinj që janë larguar me vrap nga biblioteka, ku studiojnë rreth 30 mijë studentë.