Të shtëna me armë në Vizbeg, plagoset një person

Në Vizbeg të Shkupit mbrëmë një person ka shtënë me armë zjarri ndaj katër personave me ç’rast lëndime në pjesën e këmbëve ka marrë një person, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Marketing

“Mbrëmë në orën 20:30 është denoncuar se në lagjen Vizbeg të Shkupit një person ka shtënë me armë zjarri ndaj O.I. (36) nga fshati Vizbeg, N.L. (27) nga Shkupi V.N. (40) nga Kumanova dhe E.R. (20) nga Shkupi. Lëndime në pjesën e këmbëve ka marrë E.R. që është transferuar në Spitalin e përgjithshëm të Qytetit “Shën Naumi i Ohrit” për dhënien e ndihmës mjekësore”, theksojnë nga MPB.