Një i vdekur dhe një i plagosur është bilanci I të shtënave me armë zjarri në lagjen e Fushë Topanës, për të cilën informuam mbrëmë vonë.
Sipas informacioneve, raporton SHENJA, i vrari dhe i plagosuri janë të moshës 35 vjeçare.
Nga spitali Shën Naumi i Ohrit kanë njoftuar se i vrari tek ata është sjellë pa shenja jete, ndërsa i plagosuri është në gjendje stabile.
Pritet që MPB të del me detaje lidhur me ngjarjen.