Të shtënat me armë zjarri/Panik në koncertin e Justin Bieber, ka të plagosur

Një përleshje ndodhi jashtë një koncerti të Justin Bieber-it në West Hollwood, ku u qëlluan me armë zjarri tre persona.

Marketing

Të plagosurit janë një 19-vjeçar, një burrë 60-vjeçar dhe një 24-vjeçar të cilët u shtruan në spital pasi u qëlluan me armë zjarri.

Duket se pas një sherri ka ardhur edhe përdorimi i armës së zjarrit, ku mbetën të lënduar 3 personat.

Sipas raportimeve ngjarja ka ndodhur në restorantin “The Nice Guy”.

Mediat e huaja shkruajnë se menjëherë pas të shtënave me armë Biber dhe gruaja e tij janë parë të largohen me shpejtësi nga restoranti.