Të shtunën derbi kryeqytetit, Shkupi përballet me Vardarin

E shtuna do të sjell ndeshjet e xhiros së 14-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut.

Marketing

Në qendër të vëmendjes të kësaj xhiroje do të jetë derbi i kryeqytetit ndërmjet dy rivalëve të vjetër, Vardarit dhe Shkupit. Ky derbi do të zhvillohet në stadiumin “Todor Proeski” dhe do të luhet pa praninë e tifozëve “Shvercerat”, pasi nga skuadra e Vardarit kanë refuzuar kërkesën për të pranuar tifozë mysafirë për këtë derbi. Ndërkohë kjo xhiro do të sjell edhe një duel shqiptar, me Gostivarin që pret Voska Sportin, teksa Struga Trim Lum do të përballet me Rabotniçkin. Shkëndija në Tetovë do të takohet me Brerën, përderisa Besa e Dobërdollit do të jetë mysafire e Tikveshit.

Pjesë e programit të kësaj xhiroje do të jetë edhe takimi Sileksi – Pelisteri.

Të gjitha ndeshjet e xhiros së 14-të në elitë zhvillohen të shtunën, duke nisur nga ora 13:00. /SHENJA/

Marketing