Të shtunën dezinsektimi me aeroplan kundër mushkonjave në Shkup

Faza e parë e dezinsektimit me aeroplan në rajonin e Qytetit të Shkupit, kundër larvave të mushkonjave, do të realizohet të shtunën (11 maj), në orët e hershme të mëngjesit.

Marketing

“Nëse kushtet e motit nuk e lejojnë kryerjen e dezinsektimit, i njëjti do të kryhet në terminin e njëjtë ditën e ardhshme, kur kushtet e motit do të jenë të favorshme, informojnë nga Qyteti i Shkupit.

Prej atje apelojnë deri te kultivuesit e bletëve që t’i ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve.