Të shtunën, ministrat, zv ministrat, deputetë e zyrtarë tjerë të BDI-së në takim me qytetarët e Çairit

Të Shtunën më 01.09.2018 në mjediset e Komunës së Çairit, nga ora 13:00 deri në ora 18:00 do të organizohet ditë e hapur për banorët e Komunës së Çairit, gjatë së cilës qytetarët do të kenë mundësi të realizojnë takim me Ministrat, zëvendës Ministrat, Sekretarët Shtetëror dhe deputetët e zonës nga rradhët e BDI-së për ti shprehur vërejtjet, kërkesat, idetë, sugjerimet për një qeverisje sa më të afërt dhe në shërbim të qytetarëve.

Marketing

Karavani i bashkëbisedimit me qytetarët “Zëri yt” fillon nga Komuna e Çairit

Të pranishëm do të jenë:

Bujar Osmani – zv.Kryeministër

Sadulla Duraku – Ministër i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor

Kreshnik Bekteshi – Ministër i Ekonomisë

Arbër Ademi – Ministër i Arsimit dhe Shkencës

Shyrete Elezi- zv. Ministre e Finansave

Agim Nuhiu – zv. Ministër i Punëve të Brendëshme

Asim Musa – zv. Ministër i Shëndetësisë

Bekim Maksuti – zv. Ministër i Mbrojtjes

Nefrus Çeliku – Sekretar Shtetëror në Ministrinë e Bujqësisë

Jahi Jahiu – Sekretar Shtetëror në Ministrinë e Administratës Publike

dhe Deputetët e zonës:

Ejup Alimi – Koordinator i grupit parlamentar
Artan Grubi – deputet