Të shtunën protestohet kundër librave digjitalë

Prindërit që kundërshtojnë digjitalizimin e arsimit fillor dhe futjen e librave digjitalë në procesin mësimor, kanë paralajmëruar protesta për ditën e shtunë.

Marketing

Përveç se në Shkup, protesta siç njoftuan ata sot, do të mbahen edhe në qytete të tjera të Maqedonisë së Veriut.

Ndërkaq dje, Ministria e Arsimit dhe Shkencës i është përgjigjur letrës së grupit të prindërve duke sqaruar procesin e reformave në arsim, ndërkaq kanë bërë të ditur, se digjitalizimi do të zhvillohet në faza të ndryshme.

Nga MASH-i kanë sqaruar, se librat digjitalë do jenë një opsion, ndërkaq librat e shtypur do të vazhdojnë të jenë pjesë e procesit mësimor./TV21

Marketing