Fernandes kërkon nga United të transferojë dy lojtarë

12:01 | 11 Maj 2021

Marketing

Ylli i Manchester Unitedit, Bruno Fernandes  ka kërkuar nga klubi të nënshkruajë me një qendërmbrojtës dhe një mesfushor defensivë gjatë verës.

Portugezi ka qenë në formë fantastike këtë edicion duke regjistruar 27 gola dhe 17 asistime në të gjitha garat, transmeton lajmi.net.

Fernandes dëshiron ta sheh klubin duke përparuar në Premierligë dhe Ligën e Kampionëve, andaj sipas The Sun, ka identifikuar dy pozitat që duhet të përforcohen.

26-vjeçari beson se një qendërmbrojtës që do ishte pranë kapitenit Harry Maguire do e lejojë atë të koncentrohet në mesfushë më shumë.

Ndërsa, një mesfushor defensivë do t’i konvenonte klubit, ngase Paul Pogba do ishte më i hapur të luante në sulm.

United është i lidhur me disa nga qendërmbrojtësit më të mirë në botë, si Raphael Varane nga Real Madrid, Jules Kunde nga Sevilla dhe Pau Torres nga Villarreal.

Ndërsa, trajneri Ole Gunnar Solskjaer është admirues i anglezit së West Ham Unitedit, Declan Rice, që mundet të luajë si mesfushor defensivë ose qendërmbrojtës./Lajmi.net/