Të thellojmë bashkëpunimin, të ndalojmë shkatërrimin!

Nuk ka as dy javë që shërbimet e Komunës së Çairit vendosën ulëset e reja në parkun që ndodhet në rr. “Arhiepiskop Dositej” në lagjen Çair i Vjetër dhe pamja e sotme e tyre është me të vërtetë revoltuese.

Marketing

Ky gjest i shëmtuar i demolimit, të cilin jam i bindur se çdo qytetar që do zhvillimin e vendit të vet e dënon, le të jetë pikë kthyese e vetëdijësimit dhe krijimit të një bashkëpunimi edhe më të fortë mes nesh. Komuna është shtëpia jonë dhe bashkë si nikoqirë të mirë duhet të kujdesemi për zhvillimin e saj.

Marketing