Të vërtetat për të ftohurën dhe imunitetin – këshillat më të mira

Duke qenë se jemi në një stinë virozash e bakteresh, ekspertët e AgroWeb.org kanë përgjigjet për shumë prej pyetjeve bazë mbi imunitetin tonë dhe mbrojtjes nga e ftohura.

Marketing

Çfarë Është Sistemi Imunitar?
Sistemi imunitar përbëhet nga antitrupat, qelizat e shumë gjëra të tjera që bashkëpunojnë ngushtë për të na mbajtur shëndetplotë.

Ky sistem bën një punë të shkëlqyer duke na mbrojtur nga bakteret e mikrobet që jetojnë me dhe krah nesh e që shkaktojnë sëmundje.

Çfarë Mund Të Bëni Që Të Mos Ftoheni Në Dimër?
Jo shumë! Ju mund të merrni të gjitha masat e mundshme të higjenës për të shmangur virozat e dimrit, por sërish në një moment a tjetrin do të sëmureni.

Kjo është e paevitueshme, për faktin se e ftohura shkaktohet nga mbi 200 viruse dhe është e vështirë të mbrohesh prej tyre plotësisht.

Ato shpërndahen në ajër nëpërmjet tështimës, kollës, duarve të palara etj.

Përse Fëmijët Ftohen Më Shpesh?
Fëmijët sëmuren më shpesh sepse kanë një imunitet të pastërvitur.

Sistemi i tyre imunitar ka nevojë për kohë për të mësuar, provuar e korrur sukses.

Sistemi ynë imunitar është shumë i zgjuar. Për shembull, nëse dikur një virus është futur në organizëm, imuniteti e regjistron atë dhe mënyrën e eliminimit të tij.

Nëse më vonë gjatë jetës, e ndesh këtë virus sërish, imuniteti di si ta luftojë.

A Mundet Që e Ftohura Ta Forcojë Imunitetin?
Po, mundet. Sistemi imunitar është krijuar i tillë që të luftojë infeksionet dhe ta ruajë shëndetin.

Infeksionet e zakonshme e vënë imunitetin në punë dhe të përditësojë arsenalin e tij.

Nëse ju qëndroni në ambiente sterile, imuniteti juaj do të jetë shumë i dobët.

Ai ka nevojë për praktikë.

A Funksionojnë Kurat Natyrale Kundër Të Ftohurës?
Shumica prej tyre zbusin simptomat e të ftohurës siç është dhimbja e kokës, fytit dhe temperatura.

Ato i mundësojnë imunitetit kohën që i nevojitet të eliminojë viruset.

Si Mund Ta Fuqizoni Imunitetin
Imuniteti nuk ka nevojë për shumë shtysa. Ai është krijuar të bëjë të njëjtën punë çdo sekondë, ndonjëherë me sukses e herë jo.

Çdo përpjekje për të shtyrë në ekstrem imunitetin është e rrezikshme, sepse nxit alergjitë dhe sëmundjet auto-imunitare siç është artriti reumatoid.

Ndihma më e madhe që mund t’i jepni imunitetit tuaj është që të jetoni shëndetshëm.