Të vuash burg pa faj në Maqedoni, rrëfimet e viktimave shqiptare të proceseve të montuara

Derisa politika dhe gjyqësori po diskutojnë për amnistinë dhe faljen e ish-funksionarëve të dyshuar për krime, në emisionin Click Plus folën Ramiz Dauti, Jetulla Qerimi dhe Agim Behluli. Që të tre thonë se janë përfshirë në raste kriminale por se asnjëherë nuk ka pasur dëshmi se kanë faj.

Marketing

Me 26 nëntor të vitit 2008 ndodhi vrasja në fakultetin matematiko-natyrorë në Shkup. Ky rast njihet si rasti Alfa. U arrestuan katër shqiptarë, në mes tyre edhe Ramiz Dauti, i cili më pas u la i lirë. Ai thotë kur janë arrestuar për herë nga policia, nuk kanë parë as urdhër arresti dhe nuk e kanë ditur arsyen e arrestimit. “Na kanë arrestuar para derës së shtëpisë në punën ton, na kanë arrestuar para derës së shtëpisë, në punën ton aty kemi punuar dhe nuk kanë pasur urdhër për me na arrestuar por na kanë thane jeni të thirrur në stacionin policor, duhet të merrni pjesë ti edhe Agimi dhe duhet me marr makinën e juaj.

Gjatë gjithë kohës i kemi pyetur për çfarë arsye, pse po na merrni, dhe na thane se nuk është diçka problematike duhet të vini në stacion”, potencoi Ramiz Dauti. Jetulla Qerimi, vëllai i të dënuarit, Rexhail Qerimi thotë se rasti është montuar nga policia nën ndikimin e politikës. “Rastin e Alfave e montoi policia, por nën dirigjim të Qeverisë për shkak se të gjitha rastet nuk kanë mundur t’i zbardhin. Është dashur t’i mbrojnë gabimet e tyre edhe ashtu që është dashur dikush të jetë viktimë, kur nuk kanë arritur me i zbuluar se kush i ka bërë këto vepra është dashur dikush të jetë viktimë”, theksoi Jetulla Qerimi.

Në rastin “Bombashët e Kumanovës” Agim Behluli u akuza për shpërthimin e një bombe në Kumanovë dhe një mine në hekurudhën Shkup-Beograd në vitin 2003. Agimi i cili me 10 shkurt të vitit 2005 u dënua me shtatë vjet burg, thotë se rasti ka qenë i montuar. “Si qëndrova unë në burg pa faj, nuk kisha fuqi, prindi im babai im nuk ka lënë vend pa shkuar dhe pa kërkuar ndihmë, lëshomani djalin në shtëpi se aj është i pa-fajshëm, sikur tash rasti i Rexhailit dhe të tjerëve që janë aktuale që nuk ndalen pa ndërpre edhe prindi im ka vrapuar njësoj”, u shpreh Agim Behluli. Mysafirët në Click Plus gjithashtu thanë se, edhe pse është ndërruar Qeveria, ata ende nuk kanë besim në gjyqësor. Sic shpjeguan disa herë kanë pasur takime me përfaqësues të partive politke. Ata u kanë premtuar gjykim të drejt, por siç thanë ato premtime kanë mbetur vetëm fjalë./Tv21