Teatri i Tetovës, nesër premiera ”Jashtë bie borë”

Pas suksesit që arriti më shfaqen ”Gratë” dhe shumë shfaqe tjera, regjisori, Qëndrim Rijani, sjell edhe shfaqen e radhës ”Jashtë bie borë’,’ që premierën do ta ketë nesër në orën 19:00, në Teatrin e Tetovës. Shfaqja ”Jashtë bie borë”, sipas regjisorit, Qëndrim Rijani, është një shfaqe psiko-dramë familjare që tregon realitetin e kohës ku jetojmë.

Marketing

“Është një vepër e cila tregon një psiko-dramë në mënyrë komike përballë publikut, një psiko-dramë familjare, besoj se është tepër aktuale për realitetin që jetojmë ne e sidomos në kohën kurrë emigracioni është afër kulmit tij dhe gjithsecili ka ndonjë në shpi që duhet të kujdeset dikush. Pjesa tjetër e veprës që mendoj se është shumë aktuale është marrëdhënia me pasurinë e vëllezërve të cilët pasi iu ndërrojnë jetë prindërit, duhet të ndajnë pasurinë, përballen me problemet e ndarjes së pasurisë”,- theksoi regjisori, Qëndrim Rijani.

“Vepra “Jashtë bie borë” është vepër e cila nesër do të ketë premierën në orën 19.00. Për ata që nuk do kenë mundësi të shohin, me një nëntor do të kenë mundësi të shohin me dy nëntor në të njëjtën kohë. Përveç 1 nëntorit dhe dy nëntorit, kjo shfaqe do të prezantohet edhe në Sarajevë me gjashtë nëntor dhe në Stamboll me 16 nëntor”,- tha drejtori i teatrit të Tetovës, Arsim Fazlia.

Kjo vepër është e autorit italinë Vincencosaleme. Në skenën e teatrit të Tetovës këtë vepër e sjellin aktorët si Trimosh Ramadani, Blerim Ismani, Petrit Neziri, Muzafer Etemi etj. Ndërkohë për muzikën është kujdesur Fatos Lumani.

Marketing