Teatri Shqiptar, Ademi: Punimet përfundojnë në dhjetor

Ministri i Kulturës Asaf Ademi premton se në shkurt të vitit të ardhshëm do të mund të ndjekim shfaqje në Teatrin shqiptarë. Dita e sotme ishte afati që i ishte premtuar Ademit nga realizuesi i punimeve për mbarimin me rregullimin e objektit, por më vonë realizuesit e punimeve kërkuan edhe dy muaj shtesë.

Marketing

Ademi thotë se është kontakt të vazhdueshëm me mbikqyrësit e punimeve dhe shprehet optimist se deri më 31 dhjetor do të mbarojë rregullimi i objektit. Afatet e kaluara për përfundimin e punimeve janë shtyrë disa herë gjatë viteve të fundit.

Kemi sinjale pozitive si nga realizuesi ashtu edhe nga mbikëqyrësi i punëve. Shpresojmë që punët të mbarohen deri atëherë dhe shfaqjet e para të jepen që nga muaji shkurt i vitit të ardhshëm, normal duhet të ketë vendosje të personelit, përgatitje të ndryshme. Jam në kontakt të vazhdueshëm me drejtorinë e tetarit lidhur me ecurinë e punimeve. Ashtu siç thash, ka sinjale pozitive por do të shohim nga ngjarja.

Në takimin e parë që e patëm, gjatë inspektimit tim në vendngjarje, ishte një premtim që erdhi nga mbikëqyrësi i punëve që për mua u duk e parealizueshme në atë moment. Në formë që t’i inkurajoj edhe ata që e kanë një drekë nga unë nëse e përfundojnë në kohë, tani do e shohim se kush do e paguaj drekën”- tha Asaf Ademi, ministër i Kulturës.

Marketing