Teatri shqiptar në funksion prej tetorit

Deri në tetor të këtij viti tërësisht do të përfundohet pjesa e brendshme e Teatrit shqiptar-Shkup, i cili filloi të rikonstruohet në vitin 2014. Punët ndërtimore kanë përfunduar, ndërsa deri atëherë mbetet të rregullohet instalimi elektrik dhe të montohet teknologjia skenike dhe audiovizuale.

Marketing

Këtë sot nga mbikëqyrja nga Instituti i ndërtimtarisë Maqedoni ia kumtuan ministrit të Kulturës, Asaf Ademit, i cili me rastin e përfundimit të punëve e vizitoi objektin.
Projektuese është Megaron-Inzhenering SHPK Shkup, ndërsa kryese në vitin e parë ishte Lamone Moreda nga Italia, ndërsa prej vitit 2015 – ndërmarrja italiane Shencia. Sipas kontratave nga dokumentacioni projektues për katër vitet e kaluara, rikonstruimi i objektit të vjetër dhe adaptimi në objekt të ri paraqet 9,1 milionë euro, diçka më shumë se një milion euro siç ishin planifikuar fillimisht.

“Fola edhe me kryesin, ndërkaq kam kënaqësinë që edhe nga mbikëqyrja e aktiviteteve ndërtimore dëgjova se në tetor objekti do të vihet në funksion”, deklaroi ministri Ademi pas vizitës në objekt.

Në pyetjen nëse do të ketë revizion të dokumentacionit për rikonstruimin e prolonguar, theksoi se tani për tani nuk është ndërmarrë, por nëse kompetentët në Minsitri vërejnë se ka nevojë, do të kërkojnë revizion, siç tha, ose nga Enti shtetëror për revizion ose nga trupi i pavarur.
Drejtori i Teatrit shqiptar-Shkup, Adem Karaga deklaroi se përfundon rrugëtimi i tyre i gjatë dhe është i kënaqur që do të kthehen në shtëpi.

“Më gëzon fakti që po bëhen fazat përfundimtare. Po punohet shumë dhe ne së shpejti do të jemi në shtëpi. Jeta jonë nomade teatrore nuk ishte e lehtë, por shpresoj se së shpejti do të përfundojë”, shtoi Karaga.

Objekti i cili ishte i njohur si Teatri i kombësive filloi të rikonstruohet para katër viteve e gjysmë, pas katër dekadave ekzistim i ndërtesës së vjetër. Deri atëherë, fillimi i vitit 2014, aty nën një kulm punonin ansamblet e Teatrit shqiptar dhe atij turk.

Pas rikonstruimit ky objekt do të jetë vetëm i Teatrit shqiptar-Shkup, i cili ka 82 të punësuar, prej të cilëve 35 aktorë. Teatri turk-Shkup, ndërkaq, do të ketë teatrin e vet amë, për çka, gjithashtu, po ndërtohet objekti në afërsi të Stacionit hekurudhor.
Prej fillimit të rikonstruimit, dy ansamblet shfaqjet e veta i mbanin në Teatrin Komedia.

Marketing